![Dueli vendimtar kundër Polonisë/ Uefa cakton gjyqtarin që “dashuron” kartonat](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/a2cef15daf574d04be4ac4366a904db0500x500@2x-762x400.jpg)
Shqipëri vs Poloni do të gjykohet nga një emër shumë I njohur i arbitrimit në Europë.
Uefa ka përcaktuar Clement Turpin, si njeriun që do të vendosë drejtësi në duelin e të martës në mbrëmjë në stadiumin tonë kombëtar.
39-vjeçari ishte pjesë e listës së gjyqtarëve të zgjedhur nga UEFA për arbitruar në Euro 2020 ku gjykoi dy ndeshje Uells-Zvicër dhe Rusi-Danimarkë.
Turpin është gjyqtar që nxjerr me lehtësi kartonat nga xhepi . Asistente të tij në duelin kundër Polonisë do të jenë Danos, Gringore dhe Bouqet ndërsa në VAR, Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue.
Advertisement
Përballja Shqipëri-Poloni e të martës në orën 20:45 do të jetë vendimtare për vendin e dytë të kuqezinjve, të cilët do ta siguronin këtë objektiv vetëm në rast fitoreje.