Pushtimi i Ukrainës/ UEFA i heq Rusisë finalen e Champions, ja ku do të luhet sfida

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pushtimi i Ukrainës/ UEFA i heq Rusisë finalen e Champions, ja ku do të luhet sfida

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën e ka detyruar UEFA-n të spostojë finalen e UEFA Champions League.

Finalja e madhe ishte parashikuar për t’u luajtur në datë 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë.

Mirëpo, agresioni rus ndaj Ukrainës bëri që Komiteti Ekzekutiv i UEFA ta dënojë Rusinë nëpërmjet heqjes së të drejtës për organizimin e finales së vitit.

UEFA vendosi që finalja të spostohet në Paris për t’u luajtur në stadiumin kryesor të kryeqytetit frances “Saint-Denis”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy