Fshati i vetëm në botë që nuk ka raportuar asnjë rast të Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshati i vetëm në botë që nuk ka raportuar asnjë rast të Covid-19

Në botë ekziston një vend i vetëm që nuk ka raportuar asnjë rast të virusit Covid-19. Dhe ky vend i paprekur nga koronavirusi është ishulli Shën Helena, i lokalizuar 2 mijë kilometra në perëndim të Angolës, pjesë territoriale e Britanisë së Madhe.

Ishulli Shën Helena u bë i njohur që nga Marsi i vitit 2020 sepse ishte vendi i vetëm në Tokë që nuk ka raprtuar asnjë rast të koronavirusit.  Qeveria e Britanisë urdhëroi karantinimin e çdo personi që kthehej në vend por në këtë rast njerëzit që ktheheshin nga Shën Helena nuk e kishin të nevojshme izolimin. Ishulli shpreson se nga mungesa e virusit do të rritet numri i turistëve.

Për shumë njerëz, Shën Helena është e njohur si vendi ku u internua udhëheqësi i ushtrisë franceze Napoleon Bonaparti dhe ku vdiq më 1821. Turistët mund të shohin shtëpinë ku ai jetoi, e cila tashmë është kthyer në një muze. Gjithashtu atje ka aktivitete të tjera si peshkimi, lundrimi, mot të mirë dhe mundësi eksplorimi të florës dhe faunës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy