Vetëm tre komuna në Maqedoni pa asnjë rast me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoni vetëm tre komuna nuk kanë asnjë të infektuar me virusin COVID-19.

Komuna e Dojranit, Demir Kapisë dhe Pehçevës janë komunat që nuk kanë asnjë rast me coronavirus.

Me nga një rast janë Vallandova dhe Dibra, ndërsa Berov dhe Bogdanci me nga dy raste aktive. Me tre raste janë Kriva Pallankë, Probishtipi, Demir Hisar dhe Mekdonski Brodi, Krusheva me 4, Makedonska Kamenva me 5 raste aktive, Gjevgjlia 7, Negotina 8, ndërsa Kratova dhe Sveti Nikole me nga 10 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë bërë rreth 799.265 testime dhe janë regjistruar gjithsej 155.304 pacientë, prej të cilëve 148.798 janë shëruar dhe 5.423 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 1.083./Telegrafi/

Advertisement

Vetëm tre komuna në Maqedoni pa asnjë rast me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy