
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dalë pozitiv me koronavirus.
Këtë gjë, lideri i Turqisë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa e infektuar ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.
Advertisement
“Fatmirësisht, ne jemi duke kaluar një sëmundje të lehtë, të cilën mësuam se është varianti Omicron”, shkruan Erdogan në “Twitter”.
Ai njoftoi se është në krye të detyrave dhe se po vazhdon punën nga shtëpia.
Advertisement