Lufta Rusi-Ukrainë dhe tranzicioni në rrezik i chip-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta Rusi-Ukrainë dhe tranzicioni në rrezik i chip-it

Pak ditë para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte marrë miratimin e të ashtuquajturit “Chip Act”.

Bëhej fjalë për një investim midis 43 dhe 45 miliardë euro për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Evropë.

“Po flasim për 15 miliardë investime shtesë publike dhe private deri në vitin 2030, përveç 30 miliardëve të parashikuar tashmë nga gjenerata e ardhshme e BE-së, Horizon Europe, dhe buxhetet kombëtare”, shpjegoi von der Leyen.

Gjatë përmbylljes së fjalës së saj, ajo theksoi se “Akti i Chip-it” të BE-së do të ndryshojë rregullat e lojës.

Advertisement

Por në pak ditë prioritetet e botës – dhe jo vetëm të vendeve evropiane – ndryshuan.

Agresioni i presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, ka shpërthyer një luftë “në Evropë”.

Tregjet janë goditur nga pasiguria. Kriza energjetike po afrohet, duke pasur parasysh varësinë e Italisë nga gazi rus dhe rritjen e inflacionit.

Gjithçka vërvitet rreth chip-it

“Projektuar në Kaliforni, montuar në Kinë”.

Advertisement

Më së paku një herë, të gjithë e kemi lexuar këtë shkrim pas një produkti Apple.

Por, ndoshta, nuk e kemi pyetur kurrë veten nëse diçka mungon.

Nëse një iPhone është projektuar në Shtetet e Bashkuara dhe montohet në fabrikat në Shenzhen, disa kilometra larg Hong Kong-ut, kush i prodhon pjesët individuale me të cilat është ndërtuar, veçanërisht mikrochip-et.

E njëjta gjë vlen edhe për të gjitha produktet teknologjike që zotërojmë: laptopë, lavatriçe, dritëmatës, kaldaja, makina, serverë, ruter, sisteme wireless për t’u lidhur me internetin, orë, telekomunikacion, satelitë, sisteme të kontrollit të temperaturës, kamera sigurie, aeroplanë, helikopterë, mikroskopë etj.

Advertisement

Duke i mbledhur të gjitha, do të kemi një ide konkrete se sa varemi të gjithë nga chip-et.

Thjesht hapni portofolin tuaj dhe shikoni kartat tuaja të kreditit.

Ato kanë një mikroçip pranë shiritit magnetik, që askush nuk e përdor më.

Vetëm në Evropë gjenden 810 milionë karta pagese.

Advertisement
Ku prodhohen?

Chip-i, që fjalë për fjalë do të thotë “copë”, “fragment”, është një qark i integruar që përmban miliona tranzistorë.

Përgjithësisht gjysmëpërçuesi me të cilin formësohet është prej silici, prej nga vjen emri i Silicon Valley.

Ka të thjeshtë dhe kompleksë, me funksione të ndryshme, nga një memorie digjitale në një mikroprocesor.

Kapaciteti prodhues i Bashkimit Evropian në gjysmëpërçuesit ka rënë nga 24% në mbarë botën në vitin 2000, 8% aktualisht.

Advertisement

Sipas një raporti të sapopublikuar nga ASML-ja, lideri holandez në këtë industri, kjo përqindje ka të ngjarë të bjerë në 4% nëse nuk merren masa.

Ndërsa xhiroja e kësaj industrie do të shkojë nga një trilion në dy trilion dollarë në tetë vitet e ardhshme.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për para, progres dhe punësim.

Përveç humbjes së të ashtuquajturit “sovranitet teknologjik”, Evropa do të bëhet plotësisht e varur nga Azia.

Advertisement
Evropa si klient

Vetëm në vitin 1990, Evropa prodhoi 44% të mikroçipëve me kampionë italo-francezë si StM-ja që furnizonte liderin botëror në telefonat Nokia.

Gjithashtu, në vitin 1990, Shtetet e Bashkuara prodhonin 37% të tregut të gjysmëpërçuesve.

Problemi është se ne jemi plotësisht të varur nga bota digjitale momentalisht.

Numri i pajisjeve të lidhura në rrjet, sipas parashikimeve, do të shkojë nga 40 miliardë në 350 miliardë në vitin 2030.

Advertisement

Shkenca dhe kërkimi gjithashtu varen nga çipat.

Nuk është rastësi që, pak muaj më parë, edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Biden, kërkoi nga Kongresi Amerikan, 50 miliardë dollarë, për një “Chip Act”.

Prodhuesit më të mëdhenj në botë janë: Kina, Japonia, Tajvani dhe Koreja e Jugut.

Lufta në Ukrainë 

Sipas ASLM-së, ne mund të gjendemi në një situatë “chip shock”, të krahasueshme me goditjen e naftës të vitit 1973.

Advertisement

Vetë tranzicioni ekologjik – i cili bazohet në një tranzicion energjetik dhe kalimin në industri të reja si makina elektrike – mund të frenohet nga variabla të jashtme si mungesa e chip-eve.

Përkeqësimi i perspektivës erdhi nga tragjedia Rusi-Ukrainë.

Kur bëhet fjalë për chip-a, në realitet, tregu është thjeshtuar brutalisht.

Ka chip-a të teknologjisë së ulët dhe të teknologjisë së lartë (këto të fundit të përqendruara në Korenë e Jugut dhe Tajvan).

Advertisement

Por industria është aq komplekse sa ka pasoja të papritura.

Ukraina është ndër eksportuesit kryesorë të C4F6 dhe neonit, gaz që përdoret për gdhendjen me lazer të silikonit që përdoren për të bërë chip-e.

90% e neonit të përdorur në industrinë amerikane vjen nga Kiev-i.

Një tjetër lëndë e parë e domosdoshme është paladiumi dhe 45% e saj prodhohet në Rusi, ndërsa tokat e rralla janë pothuajse të gjitha në duart e kinezëve.

Advertisement

Në këtë moment, gjeopolitika e chip-ave mund të duket një fakt dytësor, megjithatë përshpejtimi luftarak i Putin-it duhet të ngrejë edhe më shumë antenat.

Edhe armët sot kanë nevojë për chip-e.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për Albanian Post

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy