minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Qytetarët me fatura joreale për energji elektrike të dorëzojnë ankesë në KRE - Struga.info


Qytetarët me fatura joreale për energji elektrike të dorëzojnë ankesë në KRE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët, faturat e energjisë elektrike të të cilëve nuk korrespondojnë me konsumin e vërtetë dhe ato nuk korrigjohen nga EVN, mund të paraqesin ankesë në Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, i cili ka kompetencë të veprojë në këto raste, informojnë nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët mund të lexojnë në mënyrë të pavarur matësin e energjisë elektrike dhe të raportojnë situatën siç duhet përmes platformës së internetit të EVN-së.
Nëse llogaria e pranuar është ndryshe nga gjendja reale e treguar nga njehsori, kompania është e detyruar të korrigjojë faturën mujore për energjinë elektrike të konsumuar.
Në rast se të dhënat dhe llogaria nuk korrigjohen, nëse janë ndryshe nga konsumi i energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët, konsumatorët mund të kontaktojnë Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, të cilat do të ndërmjetësojnë për të marrë një faturë në të cilën do të faturohet energjia e konsumuar elektrike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit rregullator të energjetikës dhe ujërave.
KRE thekson se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit, një pjesë e kompanive mbi të cilat kanë kompetencë i kanë digjitalizuar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të zvogëlohet kontakti fizik./MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy