Një minë antitank e pashpërthyer është zbuluar këtë të enjte në fshatin Baz të Matit.
Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Mat për municionin luftarak i cili ndodhet vetëm 20 metra larg rrugës nacionale Burrel – Tiranë.
Advertisement
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa që prej orës 9 të mëngjesit është në pritje të forcave xheniere të vijnë nga Tirana.
Ish ushtaraku Stafë Ndoj, banorë i zonës thotë se mban mend që ky lloj mine antitank, të ketë brenda saj rreth 5 kg tritol brenda.
Advertisement
Mina ndodhet edhe shumë pranë banesave, ndërsa banorët janë në ankth deri sa forcat xheniere ta largojnë.