minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë - Struga.info


Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monday”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak dhe dy mjete prerëse (thika).

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy