Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar në Tiranë një 36-vjeçar pasi qarkullont me armë zjarri me vete.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantit të dorës, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Advertisement

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Sh. M, 36 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy