“Na kanë mbetur pak orë, na ndihmoni”/ Thirrja dëshpëruese e komandantit ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Na kanë mbetur pak orë, na ndihmoni”/ Thirrja dëshpëruese e komandantit ukrainas

“Na ndihmoni, na kanë mbetur vetëm pak orë kohë”, kjo është thirrja e dëshpëruar që i bën botës, një prej komandantëve të forcave që po mbrojnë qytetin ukrainas të Mariupolit, Serhiy Volyna.

 

Në një video dërguar BBC-së dhe mediave të tjera,  Volyna tha se trupat e tij nuk do të dorëzoheshin, por ai u lut për ndihmë ndërkombëtare për 500 ushtarët e plagosur dhe qindra gra dhe fëmijë që ai tha se po fshiheshin me ta në një fabrikë hekuri dhe çeliku në qytet. Rusia u ka dhënë një ultimatum të ri forcave të rezistencës që strehohen në kete fabrikë qe të ulin armët gjatë orëve në vazhdim.

 

Advertisement

“Kjo është deklarata jonë për botën. Mund të jetë e fundit. Mund të na kenë mbetur vetëm pak ditë, ose pak orë. Njësitë e armikut janë 10 herë më shumë se sa ne. Kanë supermaci në ajër, artileri dhe njësitë që janë dislokuar në tokë, pajisje dhe tanke. U bëjmë thirrje liderëve botërorë të na ndihmojnë”, tha Serhiy Volyna.

 

Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë te refuzojnë ultimatumin për dorëzim, edhe pas raportimeve se Rusia ka vendosur të rrafshojë xhepin e fundit të rezistencës, Moska dhe Kievi u dakordësuan për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve. Ukraina shpreson të dërgojë 90 autobusë për evakuimin e 6000 grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy