
Kryeministri Edi Rama ka bërë një lutje për të gjithë vizitorët e ‘Ballkonit të Llogarasë’.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar pamjet nga ambjentet e pastruara teksa ka kërkuar që të mbahet pastër.
“Gati edhe ballkoni i pastruar mbi pasqyrën mahnitëse të Llogarasë. E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni bregdetin: Ju lutemi asnjë mbeturinë të hedhur në tokë!”, shkruan kreu i qeverisë.
Advertisement
Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat, janë lyer muret dhe janë vënë koshat.