Beko, prej shumë vitesh partneritet ekskluziv me Grupin BALFIN në Ballkan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beko, prej shumë vitesh partneritet ekskluziv me Grupin BALFIN në Ballkan

Beko, marka e njohur botërore e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake e cila e ka nisur rrugëtimin e saj në vitin 1955 dhe që në 60 vitet e fundit ka arritur të krijojë produkte që janë si inovatore, ashtu edhe miqësore me natyrën, ka shumë vite që operon edhe në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.

Prej mëse 20 vitesh Beko bashkëpunon me rrjetin e mirënjohur të elektro-shtëpiakeve Neptun,
pjesë e Grupit BALFIN dhe lider në tregjet e mësipërme. Alp Arbatli, Menaxher Rajonal i Beko për Ballkanin, gjatë një vizite që i bëri Neptunit në Tiranë, ka folur për këtë bashkëpunim shumë-vjeçar.

“Me zhvillimin e Bekos dhe suksesin në rritje të Neptun, ne jemi bërë partnerë të rëndësishëm. Bashkëpunimi ynë ka nisur në faza shumë të hershme dhe tani ne po shijojmë pjekurinë e tij, eficencën dhe sinergjitë e rrjetit të dyqaneve Neptun dhe cilësinë e produkteve te Beko-s për përdorimin e konsumatorëve. Ne po krijojmë histori suksesi së bashku. E kemi ndjerë gjithnjë forcën e Grupit BALFIN, që na mbështet dhe na qëndron pranë dhe ky është një element shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë të suksesshëm”, shprehet Alp Arbatli.

Advertisement

Të dyja palët duket se ndajnë të njëjtën filozofi. Beko e cila bashkëpunon me klubin e famshëm të futbollit Barcelona, në kuadër të angazhimit të saj global kundër obezitetit dhe pro jetesës së shëndetshme, e ka gjetur natyrshëm bashkëpunimin me Neptun dhe Grupin BALFIN, të themeluar nga Samir Mane në Vjenë të Austrisë, të cilat gjithashtu ndjekin politika të qëndrueshme sociale, me qëllim përmirësimin e jetesës së komuniteteve ku operojnë, dhe që janë të angazhuara në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Beko operon në 135 shtete të botës. Kjo kompani ka 30 mijë punonjës dhe është një ndër 3
markat kryesore në Evropë të elektro-shtëpiakeve. Grupi BALFIN e ka Partneritetin si një ndër vlerat kryesore të tij. Ky Grup e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm, duke zhvilluar aktivitete biznesi me etikë dhe standard të lartë në një gamë të gjerë industrish në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Beko është dëshmi e sa më sipër, si një prej partnerëve afatgjatë të këtij Grupi në biznes.

Advertisement

The post Beko, prej shumë vitesh partneritet ekskluziv me Grupin BALFIN në Ballkan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy