Problemi me qentë endacakë në Pollog vazhdon prej vitesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunat e Pollogut thonë se duan të zgjidhin problemin e qenve endacakë, por nuk mund të bien dakord për vendndodhjen e ndërtimit të stacionit. Kjo temë është diskutuar në seancën e fundit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planifik të Pollogut, shkruan “Telma”.

Vendi i propozuar në zonën e komunës së Bërvenicës, sipas kryetarit Jovica Ilievski, nuk i plotëson kushtet, sepse është afër vendbanimeve, dhe është tokë bujqësore.

Sipas kryetarit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut dhe kryetarit të komunës së Tetovës, Bilal Kasami, kjo ide do të dështojë dhe do të shqyrtohen më tej mundësitë e tjera. Komuna ndërkohë ka vetëm marrëveshje gojore me Shoqatën “Amos Pet”.

Ndryshe, qentë endacakë, të cilët janë në numër të madh në zonën e Pollogut, mbjellin frikë tek popullata, sidomos tek ajo më e vogla, por edhe sulmet janë mjaft të shpeshta.

Advertisement

Vetëm në SPB Tetovë që nga fillimi i këtij viti janë raportuar 35 kafshime nga qen endacak, si dhe 113 vitin e kaluar.

Problemi me qentë endacakë në Pollog vazhdon prej vitesh shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy