
Ekonomia shqiptare nuk do të shkojë në recension, pavarësisht krizës së fortë të çmimeve.
Ky është parashikimi që bën Banka e Shqipërisë, e cila vlerëson se ekonomia vendase është likuide dhe e qëndrueshme dhe ka treguar që mund të përballojë krizat, duke shmangur përjetimin e një rënieje të përgjithshme të aktivitetit ekonomik dhe të shpenzimeve.
GENT SEJKO
GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
“Mbretëria e Bashkuar dhe eurozona parashikojnë të shkojnë në recession, por ekonomia jonë është fleksibël dhe e rezistueshme ndaj këtyre goditjeve.”
Advertisement
Për të bërë të mundur rikthimin e inflacionit në objektiv dhe që çmimet të nisin rënien, Guvernatori Sejko, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, nuk mohoi që norma bazë e interesit të lekut të shkojë edhe në nivelin e 5%, nga 2.75% që është aktualisht.
GENT SEJKO
AdvertisementGUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE
“Po kalojmë krizës pas krize dhe shpresojmë që kombinimi I politikës monetare normalizuese, nuk po them shtrënguese se nuk kemi shkuar në nivelet 4 dhe 5%, mund të shkojmë edhe aty, politika fiskale duhet të vazhdojë uljen e nivelit të borxhit, me një harmonizim dhe balancë sa më të mirë për të kompensuar goditjet e çmimeve te shtresat vulnerabël, në nevojë. Shtresat e mesme dhe të larta mund të goditen, por kanë më shumë dhjam. Kombinimi I këtyre politikave, është e vetmja kurë. Inflacioni është I rrezikshëm.
Kjo do të përkthehej në vështirësi për të paguar kreditë për huamarrësit, për shkak të normave më të larta të interesit që bankat e nivelit të dytë do të aplikonin për ta. Për këtë situatë, Banka e Shqipërisë jep si një zgjidhje të mundshme ristrukturimin e kredive, pra bankat bëjnë lehtësime financiare për huamarrësit.
Sa i takon amnistisë fiskale, Gent Sejko përsëriti se duhet bërë kujdes me zbatimin e nismave të tilla, sepse veç formalizimit të ekonomisë, ka rrezik për pastrimin e parave dhe mund të krijojë idenë se do të ketë amnisti të vazhdueshme.