Aksione antidrogë në tre qytete/ Në Elbasan, Krujë e Shkodër, sekuestrohet kanabis dhe armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksione antidrogë në tre qytete/ Në Elbasan, Krujë e Shkodër, sekuestrohet kanabis dhe armë

Policia ka zhvilluar disa operacione antidrogë në qarqe të ndryshme të  vendit. Efektivët e Elbasanit kanë arrestuar 2 vëllezër të cilët u kapen me drogë dhe me armë në automjetin dhe banesën e tyre. Sipas policisë, në shtëpinë e Sadush dhe Endrit Ismailaj u zbulua sasia prej 33.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Ndërkohë në mjetin tashmë të sekuestruar u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

Advertisement

Një tjetër operacion është zhvilluar në Krujë. Sipas policisë së Durrësit janë gjetur katër ambiente të përshtatura për kultivim e kanabisit me llampa. Në pranga ka rënë Hysen Halili, vëllai i pronarit të 4 ambienteve, i cili ruante godinën ku kultivohej droga. Ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona të tjerë. Këta të fundit dyshohet se janë autorët e dyshuar të kultivmit të hashashit.

Advertisement

Edhe policia e Shkodres ka arritur që të shkatërrojë një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Janë arrestuar 4 persona, konkretisht Marjan Koliqi, Arben Cafi, Urim Hysa dhe një 16-vjeçar. Policia arriti që të sekuestrojë një armë zjarri dhe municione luftarake.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy