Sot nis botërori i Katarit/ Kampionati, sfidë për Mesin dhe Ronaldon. Mungojnë shumë yje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot nis botërori i Katarit/ Kampionati, sfidë për Mesin dhe Ronaldon. Mungojnë shumë yje

Nga kjo e dielë nis eventi më i rëndësishëm futbollistik: edicioni i 22 i Kampionatit Botëror.

 

 

Si asnjëherë më parë ai do të luhet në dimër, në Katar, në një vend ku temperaturat janë të larta. Ky botëror  konsiderohet më i shtrenjti në histori, pasi janë shpenzuar  më shumë se 220 miliardë dollar për stadiumet moderne të ndërtuara posaçërisht për këtë event. Për më tepër disa nga ndeshjet do të luhen edhe në orët e paradites.  Nga ana tjetër, në këtë kompeticion, autoritetet për herë të parë kanë vendosur që të ndalojë përdorimin e alkoolit.

Advertisement

 

 

 

Gara e botërorit zbret në fushë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon, dy prej yjeve që kanë fituar gjithçka deri më tani, me përjashtim të Kupës së Botës. Po ashtu, takimet janë sfidë për talentet si Kilian Mbappe e shumë tjerë.

Advertisement

 

 

 

Në këtë kompeticion do të mungojë Italia ,katër herë kampione  bote si dhe shumë yje të futbollit si Mane, Pogba, Reus, Kante, etj apo dhe Ramos, që nuk u grumbullua nga Spanja. Një nga lajmet më të trishta është dhe humbja e botërorit për yllin e Real Madritit, Karim Benzema, i cili ka pësuar një çarje në kofshën e majtë dhe e ka të pamundur të luajë për gjelat.

Advertisement

 

 

 

Një vend si Katari me më pak se 3 milionë banor do të presë më shumë se 1.2 milionë vizitorë ,e për këtë arsye autoritetet e sigurisë kanë rritur masat e sigurisë, me forca nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Turqia, Koreja e Jugut, Franca, Italia dhe Pakistani.

Advertisement

 

 

 

Ceremonia hapëse do të jetë në orën 15.40, ndërsa ndeshja e parë do të luhet në orën 17.00 mes Katarit dhe Ekuadorit.

Advertisement

 

Ky kompeticion e ka kulmin në 18 dhjetorë kur do të shpallet fituesi, i cili sipas  FIFA-as do të marrë 40 milionë euro, ndërkohë që vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro, ndërsa i treti  26 milionë euro.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy