Botërori i Katarit 2022/ Kampionati starton të dielën, FIFA: 5 ekipe janë pretendentë për trofeun e madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Botërori i Katarit 2022/ Kampionati starton të dielën, FIFA: 5 ekipe janë pretendentë për trofeun e madh

Këtë fundjavë starton eventi më i rëndësishëm futbollistik: kampionati botëror 2022, i cili do të zhvillohet në Katar.

 

 

 

Advertisement

Ky edicion do të jetë më i  veçantë, pasi ndryshe nga  herët e tjera është i pari botëror që do të luhet në dimër dhë në një vend në Lindjen e Mesme sic është Katari. Në kompeticion bëjnë pjesë 32 ekipe kombëtare që do të zhvillojnë 64 ndeshje në 28 ditë.

 

 

 

Advertisement

Ekipët pretendent për të rrëmbyer Kupën e Botës këtë vit, sipas FIFA-S, janë Brazili, Belgjika, Argjentina, Franca dhe Anglia.

 

 

 

Advertisement

Ky event do të jetë  i fundit për yjet e futbollit si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi 35 vjecar ka fituar 7 herë topin e artë dhe tashmë synon të japë maksimumin për të marrë një tjetër trofe.

 

 

Ronaldo nga ana tjetër është 37 vjec: ai ka arritur të fitojë europianin por kurrë nuk ka shkelur në një finale botërori.

Advertisement

 

 

Ndërkohë në botëror do të mungojnë për shkak të dëmtimeve Sadio Mane, Gonzales, Korea dhe Tiago Almanta ndërsa rrezikon Pol Pogba.

 

Advertisement

 

Turneu do të ketë 8 grupe me nga 4 skuadra.Vetëm 2 ekipe nga cdo grup do të vazhdojë në raundin e të 16-ve ku fillojnë eliminimet. Në këtë fazë vetëm 8 ekipe do të kalojnë në çerek finale,më pas 4 në gjysëmfinale dhe dy në finalen e madhe.

 

 

Advertisement

Disa nga ndeshjet më interesante pritet të jenë përballjet Senegal – Hollandë, Argjentinë – Meksinë dhe Spanjë – Gjermani.

 

 

Në 20 nëntor ndeshja hapëse e botërorit do të jetë ajo mes vendit organizator Katarit, kundër  Ekuadorit.

Advertisement

 

 

Ky turne do të përfundojë më 18 dhjetor kur do të shpallet dhe skuadra kampione  e botës.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy