Botërori i Katarit/ Gjermania dhe Belgjika shpallin listat e lojtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania shpall listën e e lojtarëve me të cilët do të përfaqësohet në Botërorin e Katarit.

 

Në listën e Hansi Flick bie në sy disa mungesa të rëndësishmë por rikthime të papritura.Në këtë grumbullim mungojnë për shkak të dëmtimeve Marco Reus, Lucas Nmecha si dhe  Timo Werner, në vendin te cileve jane grumbulluar futbollistet e Dortmundit,  Moukoko dhe  Fylkrug .

 

Advertisement

Baza e “pancerave” jane lojtarët e Bayern Munchen  si Neuer, Kimmich, Goretzka, Sané, Musiala dhe Müller.

 

Në mbrojtje është Antonio Rüdiger, i cili u fut në listë pavarëësisht se nuk ka mundur të luajë ndeshjet e fundit për Real Madrid për shkak dëmtimi.Interesant është  rikthimi i Mario Götze, heroit të finales së vitit 2014, ku gjermanët fituan titullin 4 botëror ne fundin e shteses perballe Argjentines.

 

Advertisement

Ai që nuk figuron në listën e teknikut te gjermanise është Toni Kroos, i cili vendosi të largohet nga kombëtarja gjermane pas Euro 2020.

 

Edhe Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën me 26 lojtarë. Grupi i teknikut Roberto Martinez  udhehiqet nga Kevin de Bruyne ,Eden Hazard si dhe Courtois  ndërsa është grumbulluar Lukaku pavarësisht se është ende i dëmtuar.

 

Advertisement

Në listë vec veteraneve Vertonghen dhe Mertens është edhe talenti i Milanit De Ketelar, por belget e tjerë të kuqezinjve Salemakers dhe Origi nuk janë preferuar, i pari për shkak dëmtimi dhe i dyti për zgjedhje teknike.

 

Pavarësisht se nuk janë favoritetet kryesore, Gjermania dhe Belgjika mbeten skuadra për tu mundur në kupën e botës e cila nis ne 20 nëntor.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy