Shokohet bota e futbollit, vdes Mino Raiola “mbreti” i merkatos së lojtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shokohet bota e futbollit, vdes Mino Raiola “mbreti” i merkatos së lojtarëve

Bota e futbollit është tronditur kete te enjte pasi u publikua lajmi se Mino Raiola, agjenti i famshem I lojtareve ka nderruar jete.

 

Italo-holandezi, agjent i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të tregut të transfertave, vdiq në Monte Carlo ne moshen 54-vjecare, aty  ku jetonte.

 

Advertisement

I sëmurë për disa muaj, ai ishte operuar urgjentisht në San Raffaele në Milano pak kohe me pare nga zemra, por nuk ishte shëruar kurrë plotësisht. I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, ai nisi te punoje si agjent lojtaresh në Holandë . meirn e krijoi fillimisht në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferimet e Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd.

 

Ai është protagonist i shumë operacioneve shume te medha duke filluar me kalimin e Ibrahimovic nga Interi te Barcelona në 2009 tek ai i Mario Balotellit te Manchester City, i Paul Pogba fillimisht te Juventusi dhe më pas te Manchester United për të arritur te kalimi i Haaland nga Salzburgu tek Borussia Dortmund dhe de Ligt nga Ajax në Juventus.

 

Advertisement

Në vitin 2020, Forbes e rendit atë të katërtin në botë në mesin e avokatëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur biznesin për 847.7 milionë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy