Vdes “mbreti” i merkatos së lojtarëve, Mino Raiola! Familja jep lajmin e dhimbshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes “mbreti” i merkatos së lojtarëve, Mino Raiola! Familja jep lajmin e dhimbshëm

Ndahet nga jeta Mino Raiola, njëri prej agjentëve më të famshëm të futbollistëve.

 

Italiani, i konsideruar gjerësisht si një nga mbretërit e tregut të transferimeve vdiq në spitalin e Milanos, në moshën 54-vjeç.

 

Advertisement

Lajmi për vdekjen e Raiolës u dha edhe dy ditë më parë, por u mohua nga vetë 54-vjeçari. Këtë herë kanë qenë familjarët e agjentit që e kanë konfirmuar, të cilët kanë shkruar se ai luftoi deri në fund me sëmundjen.

 

Disa muaj më parë, ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Milano, por nuk ishte shëruar kurrë plotësisht.

 

Advertisement

Fillimet e karrierës si agjent lojtaresh ai i pati në Holandë, por nisi të njihej në Itali, pasi transferoi në serinë A Pavel Nedvěd.

 

Raiola, fliste 7 gjuhë të huaja dhe menaxhonte sot disa prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, mes të cileve Pol Pogba, Haland, Verrati, Donaruma, Baloteli, De Ligt, Ibrahimovic etj.

 

Advertisement

Në vitin 2020, Forbes e rendit atë të katërtin në botë në mesin e avokatëve me një xhiro prej 85 milionë dollarësh dhe me pasuri për 848 milionë dollarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy