
Belgjika fitoi me rezultatin minimal 1-0 kundër Kanadasë. Në ndeshjen e tyre të parë në këtë botëror, të dyja skuadrat dhuruan emocione, raste të shumta por munguan konkretizimet.
Belgët, vuajtën shumë shpejtësinë e kanadezëve të udhëhequr nga Davies i Bayern Munchen, i cili edhe pse realizoi një ndeshje të mirë, në pjesën e parë la një shije të keqe duke humbur një 11 metërsh .
Ndërkohë në minutën e 44 Belgjika kaloi në avantazh me Batshuayi, i cili realizojë golin e vetëm të ndeshjes pas një asisi 60 metra të Alderweired .
Në pjesën e dytë, Kanadaja luajti më mirë, por rastet e shumta të krijuara nuk u finalizuan për të gjetur të paktën golin e barazimit.
Megjithatë vetëm 3 pikët mund ta justifikojnë Belgjikën në këtë ndeshje të parë, duke kryesuar përkohësisht grupin F.