Belgjika, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, mbi 10 mijë të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Belgjika, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi,  mbi 10 mijë të vdekur

Belgjika, një nga vendet evropiane që është goditur më së shumti nga pandemia e koronavirusit, të mërkurën njoftoi se numri i të vdekurve nga sëmundja COVID-19 kishte kaluar shifrën 10.000.

Gjatë kulmit të pandemisë në muajin prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë, sipas Institutit Sciensano.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia.

Që nga vera, kapaciteti i testimit është rritur, duke çuar në një rritje të mprehtë të numrit të rasteve pozitive të regjistruara, veçanërisht në shtator kur njerëzit u kthyen në punë dhe shkollë pas pushimeve verore.

Advertisement

Belgjika, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, mbi 10 mijë të vdekur shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy