SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 2,000 vdekje, në 24 orë, ishte më 7 maj.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi ne te gjithe boten është rritur në 19 milionë.

Brazili dhe Meksika raportuan mijëra raste t reja të të infektuarve dhe numër të lartë të vdekjeve. Brazili raportoi më shumë se 53,000 raste të reja dhe më shumë se 1.200 vdekje.

Advertisement

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Meksikë ka arritur në 50,000, që nga fillimi i pandemisë.

Raportet vijnë derisa vendet evropiane vendosën kufizime të reja të udhëtimit dhe masa të izolimit, ndërsa është rritur frika për një valë të dytë të të infektuarve.

Në gjithë botën më shumë se 712.000 persona kanë vdekur nga sëmundja COVID-19.

India raportoi se ka arritur në 2 milionë numri i të infektuarve në këtë vend, dhe janë shënuar më shumë se 40,000 vdekje./R.E.L

Advertisement

SHBA: Mbi 2 mijë të vdekur nga koronavirusi, brenda 24 orëve shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy