
Virusi Covid19 nuk ka kursyer as sportin e tenisit, duke rezultuar pozitiv në testin e bërë edhe tenisti numër 1 në botë për momentin, Novak Djokovic.
Infektimi i serbit vjen pasi rezultuan pozitivë edhe tenistë të tjerë si Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Toricki, të gjithë të infektuar pasi kishin marrë pjesë në kompeticionin e Djokovic “Adria Tour”.
33-vjeçari luajti përballë serbit tjetër Toicki në eventin e parë të zhvilluar në Beograd.
Ndërkohë tenisti tjetër anglez Andy Murray tha se këto testet duhet të bëhen një leksion për ne, ndërsa autraliani Nick Kyrgios e quajti një “idiot” vendimin për të luajtur. Të shumtë ishin ata që kritikuan Djokovic për këtë kompeticion të zhvilluar.
Njoftimin e dha vetë tenisti Djokovic i cili bëri gjithashtu me dije se ishin infektuar edhe anëtarët e familjes së tij si dhe ekipi që ishte në Beograd e Zadar me të.