Prostituta, kokainë, armë/ Dreka e gabuar “merr në qafë” arbitrin e Championsit… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prostituta, kokainë, armë/ Dreka e gabuar “merr në qafë” arbitrin e Championsit… (FOTO)

Arbitri slloven, Slavko Vincic, i cili ka drejtuar ndeshjen e Championsin të nëntorit të kaluar mes Manchester City-t dhe Shaktar Donetskut u gjen në një situatë të pakëndshme ditët e fundit. Ai u ndalua nga policia në Bosnjë Hercegovinë, pas një aksioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni dhe droge, por, pasi dha dëshminë e tij, u la i lirë të premten (u kthye në shtëpinë e tij).

Zyrtari mori pjesë në atë që ai pretendon se ishte një ftesë për një drekë biznesi në qytetin boshnjak të Bijeljina, ku u arrestua së bashku me Tijana Maksimoviç, për të cilën policia pretendon se është drejtuese e një rrjeti prostitucioni.

Zyrtarët e policisë raportuan se në momentin e bastisjes ishin ndaluar nëntë gra dhe 26 burra në total si ishin sekuestruar kokainë, armë dhe para. Vincic u mor në pyetje si dëshmitar, por më vonë u lirua. Ai u tha tha medieve sllovene se nuk kishte asnjë lidhje me grupin.

“E gjeta veten në këtë fermë rastësisht. Unë kam kompaninë time, kam qenë në Bosnjë Hercegovinë për një takim biznesi. Pranova një ftesë për drekë, që doli të ishte gabimi im më i madh. Me vjen keq“, ka deklaruar ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy