Sot PD bën 32 vjet nga krijimi i saj. Në këtë ditë të rëndësishme për ta, demokratët festojnë të ndarë në dy grupe, ku nga njëra anë është Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij, e nga ana tjetër Sali Berisha me të vetët.
Por në ditën e themelimit të PD nuk munguan as reagimit.
Kreu i PD Sali Berisha në një postim në Facebook shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike!
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”.
Advertisement
Edhe Lulzim Basha ka reaguar me rastin e themelimit të PD teksa thekson se kjo parti ka lindur europiane dhe e sakrificës dhe e tillë do të mbetet.
“Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë.
Advertisement
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë”, shkruan Basha.