Charles Michel: BE duhet të zgjerohet, në të kundërt do të përballet me një “perde të re të hekurt”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Charles Michel: BE duhet të zgjerohet, në të kundërt  do të përballet me një “perde të re të hekurt”

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, pasi në të kundërt rrezikon të përballet me një “perde të re të hekurt” në krahun lindor, tha të hënën presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim [ekziston]një rrezik për një perde të re të hekurt.Jam besimplotë sepse e ndjej, se liderët evropianë, ose shumica e tyre, janë të bindur se kjo është e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi Charles Michel.

Nëntë vende po presin t’i bashkohen Bashkimit Evropian, përfshirë Ukrainën e “gërryer” nga lufta. Por procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kompleks, pa harruar se anëtarësimi i plotë kërkon një aprovim unanim nga shtetet anëtare.

Hungaria ka kërcënuar tashmë se do të përdorë fuqinë e vetos për të penguar anëtarësimin e Ukrainës, por Michel është besimplotë se kjo nuk do ta ndalë bllokun në shqyrtimin e kandidaturave.

Advertisement

Më herët, Michal ka deklaruar se BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj pas 2030-s. Por këtë javë ai tha se vendet që kanë bërë progres të mjaftueshëm mund të bashkohen me bllokun brenda kësaj dekade./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy