Kos dhe kastravec për djegien nga dielli? Dermatologia tregon “ilaçin” që e keni në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kos dhe kastravec për djegien nga dielli? Dermatologia tregon “ilaçin” që e keni në shtëpi

Stina e verës po afron dhe kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i shtuar.

Si gjithmonë kremi i diellit nuk duhet të mungojë dhe këtë e theksoi edhe dermatologia Jorida Memini në studion e emisionit “7pa5” në Vizion Plus.

Ajo foli edhe për djegien nga dielli, teksa u ndal edhe te trajtimet që njerëzit bëjnë në shtëpi.

“Sa i përket djegieve të lehta, skuqje, shumë mirë mund të ndiqen edhe në shtëpi. Nuk jam për kosin sepse varet nga aciditeti që ka. Xheli i aloe verës është i mirë pë djegie. Në rastet kur ka më shumë irriton, kremra të lehtë. Kamomili gjithashtu, por nuk duhet përdoru nga pacientët që janë alergjikë nga poleni”, tha ajo, teksa tregoi edhe trajtimet më të çuditshme që ka hasur.

Advertisement

“Majonezë, ketch up, qepë, që mund të bëjnë djegie. Kur ka shfaqje të flluskave duhet pasur kujdes sepse nëse çahen irritojnë më shumë lëkurën”, tha dermatologia. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy