“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”/ Mitsotakis: Kërkojmë respektimin e të drejtave të minoritetit, fëmijët e tyre të mësojnë greqisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE”/ Mitsotakis: Kërkojmë respektimin e të drejtave të minoritetit, fëmijët e tyre të mësojnë greqisht

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur se është një mbështetës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Gjatë vizitës në Himarë, Mitsotakis ka deklaruar se detyrimi i Shqipërisë është që të respektojë të drejtat e minirotetit grek dhe se garanton që të gjitha kërkesat e tyre do të plotësohen.

 

Advertisement

Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektojë të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garantoj unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha kryeministri grek.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy