Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Efektivet e Fierit në kuadër të operacionit policor të koduar “Boxes” arrestuan në flagrancë shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Fier.
Advertisement
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti.
PO ashtu u dekuestruan shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Advertisement