Berisha takim me demokratët: Rama i akuzuar nga OSBE, vodhi 200 mln euro offshore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me demokratët: Rama i akuzuar nga OSBE, vodhi 200 mln euro offshore

Në takimin e radhës me demokratët kreu  i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar sagën e akuzave ndaj kryesocialistit Edi Rama. Ai deklaroi se Rama është akuzuar nga OSBE se në vitin e tij të parë si kreyministër ka marrë 200 mln euro në offshore.

 

Sipas kryedemokratit, Rama nuk ka dhënë kurrë përgjigje lidhur me këto akuza për shkak të frikës nga faktet që OSBE disponon.

“Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij.

Advertisement

 

E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të”, deklaroi Berisha.

 

Ish-kryeministri përsëriti akuzat e tij ndaj Ramës lidhur me aferën e inceneratorëve. Në fjalën e tij Berisha  u shpreh se kryeministri është I lidhur në mënyrë direkte me këtë aferë.

Advertisement

 

“Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy