Berisha takim me demokratët e Tiranës: E shtuna, dita e revolucionit demokratik. Rama kriminel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me demokratët e Tiranës: E shtuna, dita e revolucionit demokratik. Rama kriminel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar këtë të enjte me demokratët e disa degëve në Tiranë.

 

 

Gjatë takimit, Berisha bëri thirrje për pjesmarrje në protestën e së shtunës teksa u shpreh se kjo do të jetë dita e revolucionit demokratik.

Advertisement

 

 

Kryedemokrati vijoi gjithashtu akuzat ndaj kryeministrit Rama për të cilin tha se nuk ka interesa të qytetarëve por vetëm të pushtetit të tij.

 

Advertisement

 

“E shtuna është një ditë e madhe. Moti siç e shihni është i ftohtë, por ajo do të jetë një nga ditët më të ngrohta për shqiptarët, të cilët presin me zemër protestën tonë të fuqishme, presin siparin e revolucionit demokratik, me të cilin ne duhet të largojmë, përmbysim një nga regjimet më karikaturë, një nga regjimet më diktatoriale, një nga regjimet më të shëmtuara, më antishqiptare që ne kemi patur në histori. Edi Rama me grupin e tij, sillet ndaj këtij vendi, si një organizatë e vërtetë kriminale. Si një organizatë, si një grup që nuk ka interesa të qytetarëve. Nuk kanë interesa të vendit, të kombit, por kanë interesa vetëm të pushtetit të tyre, për të vjedhur, pasuruar dhe për të vazhduar qeverisjen e tyre, për të shkretuar vendin.

Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8 vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE.” tha Berisha.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy