minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Betejat ligjore të Alibeajt dhe Berishës, caktohen relatorët për ankimim - Struga.info


Betejat ligjore të Alibeajt dhe Berishës, caktohen relatorët për ankimim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betejat ligjore të Alibeajt dhe Berishës, caktohen relatorët për ankimim

Këtë të dielë është hedhur shorti për përzgjedhjen e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e opozitës.

 

Më pak se 24 orë pas ankimit të njëpasnjëshëm të Alibeajt Berishës në KAS, ky institucion ka caktuar Ilirjan Rusmajlin për grupimin e “Foltores” dhe për PD zyrtare është caktuar Koli Bele.

 

Advertisement

Sali Berisha, ankimoi në Kolegjin Zgjedhor të Ankimimeve mospranimin e regjistrimit të PD në emrin e tij nga KQZ. Nga ana tjetër, Basha refuzoi të firmoste, ndërsa grupi i “Alibeajt” pretendon se dokumentacioni i dorëzuar ishte i plotë.

 

Kërkesën e KQZ për të plotësuar autorizimin e lënë nga Basha për delegim kompetencash, PD zyrtare e ka konsideruar si qokë politike. PD në një reagim theksoi se KQZ po tenton që të lërë këtë forcë politike jashtë zgjedhjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy