Në pritje të vendimit/ “Të deleguarit” e Berishës dhe Alibeajt mbërrijnë në Gjykatën e Apelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në pritje të vendimit/ “Të deleguarit” e Berishës dhe Alibeajt mbërrijnë në Gjykatën e Apelit

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike po pritet me interesin më të madh nga përfaqësuesit e kësaj force politike dhe mbështetësit e saj. Paralelisht me protestën e opozitës para Kryeministrisë, vëmendje të shtuar dukshëm do të ketë dhe institucioni që do të vendos fatin e PD rreth dy muaj përpara përballjes me mazhorancën në zgjedhjet elektorale të 14 majit.

 

“Delegatët” e dy grupimeve brenda të njëjtin lloj kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Apelit. Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso së bashku me Oerd Bylykbashin ishin të parët që u paraqitën përpara këtij institucioni. Nga ana tjetër dhe “përfaqësuesi i Alibejat”, Indrit Sefa ndodhet në ambientet e Gjykatës së Apelit. Të dyja palët janë në pritje të njër ndër vendimeve më të rëndësishmë për fatin e kësaj force politike që nga krijimi i saj.

 

Advertisement

Ish-kryeministri thekson se ka shumicën e elektoratit, ndërsa Alibeaj ka shprehur se përballë liderit historik të PD e favorizon ligji. Ky vendim do të përcaktojë dhe ecurinë e PD në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ditën për regjistrimin e KQZ po konsumohen.

 

Nga ana tjetër vëmendja e opozitës do të jetë dhe te kundërshtari duke kaluar përtej ndasive të brendshme. Të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, mbështetësit e tij do të protestojnë kundër kryesocialistit Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy