Grupi i Alibeajt kërkoi shkarkimin e gjyqtares/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi i Alibeajt kërkoi shkarkimin e gjyqtares/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e tyre

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së.

 

Në vendimin e Gjykatës së Apelit njoftohet gjithashtu se Partia Demokratike është gjobitur me shumën 10,000 lekë.

 

Advertisement

Ky vendim është marrë ditën e sotme nga gjyqtarja Edlira Petri.

 

“Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. – Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë. – Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy