minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tentuan të grabisnin me armë biznesmenin në Lushnjë/ Kapet njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtorët (EMRI) - Struga.info


Tentuan të grabisnin me armë biznesmenin në Lushnjë/ Kapet njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtorët (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentuan të grabisnin me armë biznesmenin në Lushnjë/ Kapet njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtorët (EMRI)

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 66-vjeçarin Bukurosh Mukja, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vjedhje me armë në një biznes.

 

Mukja, i cili është nga Elbasani kishte planifikuar një vjedhje në Lushnje, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët në tentativë për tu larguar rrezikuan edhe jetën e efektivëve të policisë.

 

Advertisement

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

 

Ndërkohë që vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë.

 

Advertisement

Lushnjë/Vijon operacioni policor i koduar “Parandalimi”.

 

Gjatë kontrollit të zonës dhe ndjekjes së autorëve, lokalizohet dhe kapet në Elbasan, njëri nga autorët e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për parandalimin e një vjedhjeje me armë zjarri.

 

Advertisement

Vihet në pranga 66-vjeçari (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.

 

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin B. M., 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

 

Shtetasi B. M. dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

 

Advertisement

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

 

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy