minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ortek në Alpet Franceze, numri i viktimave shkon në gjashtë - Struga.info


Ortek në Alpet Franceze, numri i viktimave shkon në gjashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ortek në Alpet Franceze, numri i viktimave shkon në gjashtë

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet Franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, thanë autoritetet lokale të hënën.

 

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

 

Advertisement

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta.

 

Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.

 

Advertisement

Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave, raporton REL.

 

Orteku të dielën ra nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

 

Advertisement

Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve në Francë.

 

Stacioni lokal i radios France-Bleu tha se madhësia e ortekut ishte 1000 metra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.

 

Advertisement

Agjencia kombëtare e motit, Meteo France, nuk kishte lëshuar një paralajmërim specifik për ortekët për të dielën, duke e vlerësuar rrezikun si “të kufizuar”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy