Turqia në luftë me flakët/ Numri i viktimave shkon në gjashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia në luftë me flakët/ Numri i viktimave shkon në gjashtë

Në kulmin e sezonit turistik, brigjet jugore të Turqisë janë shenjuar si zonë fatkeqësie pasi vijon prej ditësh lufta me zjarret vdekjeprurëse. Bilanci i vdekjeve ka shkuar në 6 ndërsa më shumë se 100 persoan kanë mbetur të plagosur.

 

Presidenti Rexhep Erdogan forcoi akuzat se zjarret kanë qënë të qëllimshme dhe fajtorët do të përballen me drejtësinë.

 

Advertisement

RECEP TAYIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISE

“Është detyra jonë të gjejmë ata që dogjën pyjet tona dhe dogjën mushkëritë e tyre.Turqia së shpejti do ti fshijë gjurmët e këtyre zjarreve dhe do të ripyllëzojmë çdo zonë të djegur. Qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga dhe do të rindërtojë shumë shpejt, shtëpitë e tyre.”

 

Advertisement

 

Që nga e mërkuara flakët kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike. Në vendpushimet kryesore, Bodrum, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaraş, turistët janë evakuuar. Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit.

 

Edhe në Greqinë fqinje, thuajse 300 zjarrfikës, dy aeroplanë dhe pesë helikopterë, vijojnë betejën për të shuar zjarret që kanë shkatërruar rreth 20 shtëpi dhe kanë lënduar tetë persona.

Advertisement

 

Pesë fshatra, në perëndim të Athinës, janë evakuuar ndërsa rreth 50 vatra zjarri janë ende aktive. Që nga dita e premte, Greqia po përballet me temperatura të larta nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy