Vazhdon emergjenca Covid-19 në Spanjë: Shkon mbi 27 mijë numri i viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vazhdon emergjenca Covid-19 në Spanjë: Shkon mbi 27 mijë numri i viktimave

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 83 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 27.778.

Autoritetet shëndetësore spanjolle raportuan rritjen e rasteve të zbuluara me koronavirus në mbi 232 mijë, me 295 të infektuar në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitale janë të shtruar 124.159 pacientë të prekur nga ky virus.

Përhapja e pandemisë COVID-19 ka shënuar një ulje të ndjeshme në vend krahasuar me më pak se dy muaj më parë kur regjistroheshin rreth 9 mijë infeksione dhe rreth 950 vdekje në ditë.

Aktualisht, rreth 70 për qind e Spanjës ka filluar të lehtësojë masat e rrepta të bllokimit dhe përderisa lëvizshmëria fillon të rritet, sot ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, njoftoi se nga dita e nesërme mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në hapësirat publike.

Advertisement

Maska do të kërkohet ligjërisht në “hapësira të mbyllura dhe hapësira publike në natyrë ku nuk mund të sigurohet distanca minimale prej dy metrash midis njerëzve”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy