Tronditet Tirana/ I vendoset tritol banesës së babait të rivalit të Ervis Martinajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditet Tirana/ I vendoset tritol banesës së babait të rivalit të Ervis Martinajt

Një sasi e vogël me lëndë plasëse ka shpërthyer në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Freskut.

 

Lënda plasëse ishte vendosur në katin e katërt të një pallati, në derën e vavait të Leonard Dukës, rivalit të Ervis Martinajt, i cili u arrestua pak kohë më parë në Belgjikë.

 

Advertisement

Policia thotë se lënda plasëse ka qenë në sasi të vogël, ndërsa dyshohet se ky mund të ketë qenë ndonjë paralajmërim.

 

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

 

Advertisement

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy