minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës - Struga.info


BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës

Vetëm 10 ditë përpara samitit të këshillit europian ku do të diskutohet plani ambicioz i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, komisioneri për ekonominë Paolo Xhentilioni ka prezantuar shifra pesimiste për tkurrjen ekonomike.

Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se ekonomia e Eurozonës do të pësojë një rënie prej 8.7% këtë verë për shkak të pandemisë.

PAOLO GENTILIONI

Advertisement

KOMISIONER I BE PER EKONOMINE

“Ekonomia e BE do të pësojë një recesion të thellë këtë vit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, megjithë reagimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të politikës si në nivelin e BE ashtu edhe në atë kombëtar. Heqja e masave kufizuese po vazhdon me një ritëm më të ngadaltë sesa supozohej dhe rrjedhimisht ndikimi në aktivitetin ekonomik do të jetë më i madh.”

Tronditja për ekonominë e BE-së konsiderohet simetrike pasi pandemia ka goditur të gjitha Shtetet Anëtare.

Në raportin e komisionit europian theksohet se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme që tregu i punës mund të pësojë më shumë plagë afatgjata sesa pritej dhe se vështirësitë e likuiditetit mund të shndërrohen në probleme të aftësisë paguese për shumë kompani.

Advertisement

Parashikimet e mëparshme në muajin prill kishin sugjeruar një tkurrje prej 7,7%.

The post BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy