BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës

Vetëm 10 ditë përpara samitit të këshillit europian ku do të diskutohet plani ambicioz i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, komisioneri për ekonominë Paolo Xhentilioni ka prezantuar shifra pesimiste për tkurrjen ekonomike.

Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se ekonomia e Eurozonës do të pësojë një rënie prej 8.7% këtë verë për shkak të pandemisë.

PAOLO GENTILIONI

Advertisement

KOMISIONER I BE PER EKONOMINE

“Ekonomia e BE do të pësojë një recesion të thellë këtë vit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, megjithë reagimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të politikës si në nivelin e BE ashtu edhe në atë kombëtar. Heqja e masave kufizuese po vazhdon me një ritëm më të ngadaltë sesa supozohej dhe rrjedhimisht ndikimi në aktivitetin ekonomik do të jetë më i madh.”

Tronditja për ekonominë e BE-së konsiderohet simetrike pasi pandemia ka goditur të gjitha Shtetet Anëtare.

Në raportin e komisionit europian theksohet se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme që tregu i punës mund të pësojë më shumë plagë afatgjata sesa pritej dhe se vështirësitë e likuiditetit mund të shndërrohen në probleme të aftësisë paguese për shumë kompani.

Advertisement

Parashikimet e mëparshme në muajin prill kishin sugjeruar një tkurrje prej 7,7%.

BE në rënie të thellë ekonomike, plan 750 miliardë euro për pasojat e krizës shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy