Është gjallë apo ka ndërruar jetë? Ç’dihet për fatin e Johnny Depp në Hungari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Është gjallë apo ka ndërruar jetë? Ç’dihet për fatin e Johnny Depp në Hungari

Ditën e sotme në shumë media rozë anembanë globit qarkulloi lajmi se Johnny Depp mund të ketë ndërruar jetë.

 

Aktori i famshëm u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit në Budapest dhe gazeta hungareze Blikk shkroi se nga hoteli kishin njoftuar urgjentisht mjekun pasi ai nuk po reagonte.

 

Advertisement

Grupi i famshëm muzikor ‘Hollywood Vampires’ është detyruar që të anulojë shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të Johnnyt.

 

“Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq i keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, ka thënë një burim për Blikk.

 

Advertisement

E njëjta media raportoi se gjendja shëndetësore e aktorit u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike.

 

Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që aktori ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën pasi një gjë e tillë u bë e ditur edhe në gjyqin kundër bashkëshortes së tij, Amber Heard.

 

Advertisement

Pasi Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, ai ka vendosur që ti përkushtohet muzikës. Tashmë ai është anëtar i grupit muzikorë ‘Hollywood Vampires’, së bashku me këngëtaren Alice Cooper , kitaristin Joe Perry dhe Tommy Henriksen./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy