Na mbajtën nën tension për plot një vit, ç’po ndodh tani mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Na mbajtën nën tension për plot një vit, ç’po ndodh tani mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Ka kaluar ekzaktësisht një vit nga gjyqi i famshëm mediatik ku Johnny Depp u akuzua për shpifje dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, Amber Heard. Kur ky gjyq nisi, askush nuk mundi të parashikonte ndikimin masiv në rrjetet sociale dhe televizionet ndërkombëtare të mbarë botës. Fansat e dy aktorëve ishin ndarë në dy kampe dhe “luftonin” në internet në mënyrë që të nxirrnin prova që provonin fajësinë e njërës prej dy palëve. Kujtojmë se publiku i gjerë kishte marrë anën e Johnny-t dhe në fakt ishte pikërisht ai që fitoi çështjen. Dy aktorët ranë dakord që Heard do duhej t’i paguante Johhny-t 1 milion dollarë dëmshpërblim, një shumë të cilën ai e ka thënë disa herë që do ta japë për bamirësi.

 

Tani një vit më vonë, fansat janë kuriozë të dinë ç’po ndodh me jetët e dy yjeve të Hollivudit. Sipas burimeve të afërta të Amber, ajo po jeton në Spanjë me vajzën e saj. Që pas gjyqit, aktorja donte të largohej nga vëmendja e publikut. Ky burim u shpreh për “People”: “Amber mezi priste të largohej nga SHBA me vajzën. Ajo ka jetuar në Spanjë, ku ka më shumë privatësi. Gjyqi ishte një stres i jashtëzakonshëm për të dhe thjesht donte të niste jeten diku nga fillimi. Ajo është e emocionuar për punën dhe xhirimet e reja, por e rraspapitur dhe mëse e zhgënjyer nga vendimi i gjyqit. U ndje tejmase e keqtrajtuar, megjithatë kaq mund të them tani për tani. Së shpejti Amber do të vijë me energji të reja dhe është plotësisht e fokusuar në gjërat që do.”

 

Advertisement

Ndërkohë Johnny Depp është fokusuar plotësisht tek puna. Burimet pranë tij thanë: “Depp po punon si i çmendur, sikur nuk ka të nesërme. Kjo e mban të shpërqëndruar nga dhimbja. Ai ka nisur xhirimet për projektet e reja në fushën e aktrimit si dhe ka qenë në një turne të gjatë muzikor me mikun e tij dhe të ndjerin, Jeff Beck i cili u nda nga jeta në janar të këtij viti. Tani Johnny jeton në shtëpinë e tij të re në Somerset. Xhirimet e reja ishin sfiduese, por Depp është i emocionuar për rikthimin e tij në Hollivud. Ai është në një lidhje, por thotë se nuk ka të dashur.”/Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy