Zjarri përfshin masivin pyjor në Kolonjë/ Digjen 5 hektarë drurë, zjarri në kufirin me Greqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri përfshin masivin pyjor në Kolonjë/ Digjen 5 hektarë drurë, zjarri në kufirin me Greqinë

Zjarri përfshin një pjesë të masivit pyjor në Arrzë të Kolonjës, në afërsi të piramidës numër 9, në kufi me Greqinë.

 

Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që mëngjesin e sotëm është vënë nën kontroll dhe fikur nga ana e forcave zjarrfikëse dhe punojës të emergjencave në Bashkinë e Kolonjës, ndërkohë që vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta.

 

Advertisement

Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij.

 

Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah,Dushk dhe Pisha

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy