minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan për shkak të përmbytjeve - Struga.info


Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan për shkak të përmbytjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreth 100 mijë njerëz evakuohen në Pakistan për shkak të përmbytjeve

Shërbimet e emergjencës në Pakistan bënë të ditur më 23 gusht se rreth 100 mijë njerëz janë evakuuar nga fshatrat e përmbytura në provincën Punjab.

 

Disa qindra fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore në provincën qendrore u përmbytën kur lumi Sutlej doli nga shtrati i tij të dielën.

 

Advertisement

Shërbimet e urgjencës kanë punuar për evakuimin e banorëve dhe bagëtive në zonat më të rrezikuara.

 

“Ne kemi shpëtuar 100.000 njerëz dhe i kemi transferuar në vende më të sigurta”, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Punjab, Farooq Ahmad, për agjencinë e lajmeve AFP.

 

Advertisement

Kreu i qeverisjes në Punjab, Mohsin Naqvi, tha se reshjet e dendura të shiut i kishin shtyrë autoritetet në Indi të lëshonin ujin e tepërt të rezervuarit në lumin Sutlej, duke shkaktuar përmbytje në anën pakistaneze të kufirit.

 

Zyrtarët në anën indiane nuk u janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga AFP lidhur me këto akuza.

 

Advertisement

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Punjab paralajmëroi se shirat e parashikuar mund ta përkeqësojnë gjendjen me përmbytjet gjatë ditëve në vijim.

 

Pakistani është ende duke punuar në rikuperimin nga përmbytjet shkatërruese që vërshuan gati një të tretën e vendit në vitin 2022, duke prekur më shumë se 33 milionë njerëz.

 

Advertisement

Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy