minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Bomba në qytetin rus të Belgorodit, evakuohen rreth 3,000 njerëz - Struga.info


Bomba në qytetin rus të Belgorodit, evakuohen rreth 3,000 njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bomba  në qytetin rus të Belgorodit, evakuohen rreth 3,000 njerëz

Rreth 3,000 njerëz në qytetin rus të Belgorod u evakuuan të shtunën pasi një bombë u gjet pranë zonës ku një avion luftarak rus hodhi një eksploziv vonë të enjten, njoftoi media shtetërore ruse TASS, duke cituar shërbimet lokale të urgjencës.

 

Të paktën 17 ndërtesa të banuara janë boshatisur, të cilat vlerësoheshin nga ekspertët si zona me rrezik shpërthimi.

 

Advertisement

Guvernatori rajonal i Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se bomba është hequr nga zona dhe njerëzit gradualisht po kthehen në banesat e tyre.

 

Shpërthimi të enjten la një krater rreth 20 metra të gjerë, duke shkrumbuar një makinë dhe dëmtuar ndërtesat, në atë që media shtetërore e quajti një lëshim “aksidental” ose “emergjent” të municioneve ajrore nga një avion luftarak rus, raporton CNN.

 

Advertisement

Belgorod është 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy