FOTOT: Protestuesit djegin Brukselin, rreth 35 mijë njerëz në shesh kundër masave anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tension i lartë të dielën në mbrëmje nga protestuesit “no vax” në Evropë. Në rrugët e Brukselit, ka pasur një guerilje të vërtetë urbane mes manifestuesve dhe forcave të policisë.

Rreth 35,000 njerëz dolën në rrugë kundër kufizimeve të reja anti-Covid. Marshimi, i cili filloi në mënyrë paqësore, më pas degjeneroi kur demonstruesit hodhën objekte dhe policia u përgjigj duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. Në Holandë, u hënua nata e tretë e protestave kundër bllokimit.

“Shumë grupe të vogla po shkatërrojnë gjërat” në qytetin verior të Groningenit, tha një zëdhënës i policisë holandeze, duke shtuar se oficerë kundër manifestimeve t dhunshme, janë të vendosur për “rikthimin e rendit”. Trazira gjithashtu ka pasur në Enschede, Leeuëarden dhe Tilburg, sipas mediave lokale.

Një ditë më parë, protesta ka pasur edhe në Itali dhe Austri, e cila ka rikthyer izolimin e plotë anti-Covid deri në 12 dhjetor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy