minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Institucione të reja në RMV pavarësisht zotimit për tkurrjen e tyre - Struga.info


Institucione të reja në RMV pavarësisht zotimit për tkurrjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me gjithë zotimet për tkurrjen e sektorit publik, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar krijimin e institucioneve të reja publike.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë bëri të ditur të hënën se brenda tetë vjetëve janë themeluar 74 institucione të reja në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tetë vetëm në vitin 2023.

“Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, “Galeria e Artit në Gostivar”, “Manifestimi Kongresi i Smilevës” dhe “Qendra për Kulturë e Bashkësisë Turke”, janë në mesin e tetë institucioneve të reja që janë themeluar këtë vit, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit.

“Në Maqedoninë e Veriut kemi institucione që nuk i dinë madje as kompetencat e tyre” tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu.

Advertisement

Zvogëlimi i numrit të shërbyesve civilë është, po ashtu, edhe kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian, në mesin e kërkesave detyruese që Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë për anëtarësim në familjen evropiane.

Në një raport të Komisionit Evropian të publikuar në korrik të këtij viti, thuhet se “reformat në administratë pengohen nga ana e një pjesë të caktuar të zyrtarëve.”

Juliana Karai, nga Instituti për Politika Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se, për shkak “të mungesës së organizimit racional të organeve qeveritare dhe mungesa e linjave të qarta të llogaridhënies” sesi shpenzohen paratë e buxhetit, nuk mund të pritet që reformat në administratë të bëhen në përputhje me kërkesat e BE-së.

“Sipas të gjitha gjasave, drejtuesit e institucioneve nuk mund të dakordohen, ka një lloj rezistence nga ana e drejtuesve të këtyre institucioneve, pasi procesi filloi para dy vjetëve gjatë pandemisë, madje dhe ne si sektor civil u përfshimë në këtë proces. Por, duket se ka ngecje i gjithë procesi. Madje neve as që na informojnë se deri ku ka arritur ky proces” tha Karai.

Advertisement

Njohësit e çështjeve politike theksojnë se reformat në administratë janë peng i druajtjeve të udhëheqësve politik se ata mund të humbin votues nëse e tkurrin administratën.

“Këtu kemi të bëjmë me interesa individuale dhe grupore. S`do mend se fitorja apo humbja e partive politike reflektohet tek elektorati i tyre përmes sigurimit apo humbjes së vendeve të punës në institucionet e shtetit”, tha Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

Ai nënvizoi se “çdo vend pune konvertohet në vota plus ose minus”, duke shtuar se kjo bën që të ketë ngurrim në zvogëlimin e numrit të shërbyesve civilë, pavarësisht se “çdo reduktim i institucioneve është për të mirën e përgjithshme”.

Reforma e administratës publike u përfshi edhe në të ashtuquajturin “plan reformash emergjente 3-6-9” të vitit 2017 dhe planin “18”, i cili u publikua një vit më vonë.

Advertisement

Qeveria nuk ka dhënë hollësi si dhe deri ku ka arritur realizimi i kiji procesi në praktikë./REL/

The post Institucione të reja në RMV pavarësisht zotimit për tkurrjen e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy